Rreziku i ri mbas tërmetit, cunami vërshon në ishullin Samos

Një nga rreziqet pas tërmetit është cunami që ka goditur qytetin Vathi të ishullit Samos, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, e disa të plagosur.

Sipas informacioneve të deritanishme për tërmetin që goditi brigjet e Egjeut në Turqi, tërmeti ka qenë i magnitudës 6.9 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik janë lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, por edhe në Athinë.

Një nga rreziqet pas tërmetit është cunami që ka goditur qytetin Vathi të ishullit Samos, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, e disa të plagosur.

Qeveria greke Cshtë paralajmëruar për një cunami të dytë, por me forcë të ulët. “Protothema” ka cituar për këtë profesorin Konstantinos Synolakis.