Zëvendëskryetari i Institutit për luftë kundër drogës në Iran, Esedullah Hadinejad tha se 30 për qind të substancave narkotike të prodhuara në Afganistan kalojnë në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli Koordinativ i Institutit për luftimin e drogës së provincës së Azerbajxhanit Perëndimor thuhet se Hadinejad në takimin e këshillit ka folur në lidhje me masën e drogës së futur në vendin e tij nga Afganistani.
Hadinejad tha se substancat narkotike të prodhuara në Afganistan futen në territorin e Iranit nga kontrabandistët dhe se më pas nxirren jashtë shtetit në kufijtë e provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.
“Vetëm 30 për qind e substancave narkotike të prodhuara në Afganistan kalojnë nëpërmjet kufijve të Iranit”, tha ai.
Hadinejad tha se një nga prioritetet e Këshillit Koordinativ të Institutit për luftimin e drogës është rritja e sigurisë në rajonet kufitare.