Një mekanik “kamikaz” vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore “Horizon Airlines”, për t’u ngritur pa autorizim në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac”, derisa i ndjekur nga avionë ushtarakë përfundoi i rrëzuar pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound” natën e së premtes, në Seattle të Shteteve të Bashkuara.
Një video e përfunduar në mediet lokale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në agim. Dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomës, në Uashington.
Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në bordin e tji. Troyer shtoi gjithashtu se avionë “F-15” u ngritën në fluturim “brenda pak minutash” dhe se pilotët u përpoqën të ruanin “sigurinë e personave në tokë”.
Tashmë policia po ndërmerr një hetim mbi formimin e rezidentit të kantonit Pierce, emri i të cilit nuk bëhet momentalisht i ditur, si dhe për motivet e këtij akti./topchannel