Ronaldo mungon ndaj Atalantës, Sarri tregon se pse

Ronaldo me shumë gjasë pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Juventusit.

Trajneri Sarri në konferencën për shtyp konfirmoi një gjë të tillë.

Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.

“Mes meje dhe tij, nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë.”

E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi.

“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin”, përfundoi Sarri.