Ish-futbollisti brazilian Ronaldo, bleu shumicën e aksioneve të klubit futbollistik Real Valladolid, e cila këtë sezon u ngjit në Ligën e Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai mori pjesë në ceremoninë e organizuar në ndërtesën e komunës së Valladolid bashkë me kryetarin e klubit, Carlos Suarez dhe kryetarin e komunës, Oscar Puente.
Ronaldo theksoi se përvojat të cilat i ka fituar në futboll e kanë përgatitur atë që të jetë pronar i një klubi. “Dëshirojmë të krijojmë një klub që do të mund konkurrojë dhe do të jemi transparent në menaxhim”, tha Ronaldo.
Ish-ylli brazilian Ronaldo gjithashtu kërkoi nga tifozët që t’i besojnë atyre.
Mediat spanjolle shkruajnë se Ronaldo 51 për qind të aksioneve i ka blerë për 30 milionë euro dhe do të marrë detyrën e kryetarit.
Real Valladolid në historinë 90 vjeçare për të 41-tën herë luan në La Liga, ndërsa për herë të fundit në ligën më të lartë ishte në sezonin 2013-14.
Ndërkaq 42 vjeçari i Ronaldo i cili në karrierën e tij ka luajtur për Real Madrid, Inter, Milan dhe Barcelona, me fanellën e kombëtares së Brazilit dy herë kishte fituar Botërorin, në vitet 1994 dhe 2002.