Roma ngec me Kievon

Roma nuk arrin dot të rikthehet te fitorja në kampionatin italian të futbollit.

Roma nuk arrin dot të rikthehet te fitorja në kampionatin italian të futbollit,raporton Top Channel.

Në “Olimpico”, skuadra verdhekuqe u përball me Kievon, me të cilën barazoi 2-0 duke çuar dëm avantazhin e dyfishtë të regjistruar në pjesën e parë.

El Shaarawi në minutën e 10 dhe Cristante në të 30 ishin autorët e golave për Romën, që u duk se e kishte fitoren në dorë, por në 45 minutat e dyta situata ndryshoi krejtësisht, me Kievon që shkurtoi diferencën e golave me Birsën, për të barazuar në 2-2 me Stepinskin.

Pas kësaj ndeshjeje, Roma shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Kievo, që u penalizua me heqjen e 3 pikëve, shkon në -1 pikë.