Roma mposht Lazion në derbi dhe rigjen qetësinë

Derbi i kryeqytetit italian u “ngjyros” verdhekuq, pasi Roma arriti të mposhtë Lazion me rezultatin 3-1, në një sfidë që u zhvillua në një atmosferë mjaft spektakolare, të krijuar në shkallët e “Olimpicos”.

Derbi i kryeqytetit italian u “ngjyros” verdhekuq, pasi Roma arriti të mposhtë Lazion me rezultatin 3-1, në një sfidë që u zhvillua në një atmosferë mjaft spektakolare, të krijuar në shkallët e “Olimpicos”,raporton Top Channel.

Pas dy pritjeve shpëtimtare të Strakoshës, skuadra e Di Francescos gjeti golin e avantazhit në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa Lorenzo Pellegrini arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës së bardhekaltërve.

Lazio arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 67’, kur Fazio gaboi ndaj Immobiles dhe bomberi italian nuk fali përballë portierit Olsen, duke dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi barazimi zgjati vetëm 4 minuta, pasi Roma rigjeti sërish avantazhin, teksa mbrojtësi Aleksandër Kolarov ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe ndëshkoi Strakoshën për herë të dytë.

Llogaritë e derbit u mbyllën në minutën e 869’, kur qendërmbrojtësi argjentinas Fazio shleu gabimin e 20 minutave më parë dhe ndëshkoi Lazion për herë të tretë, duke vulosur suksesin e verdhekuqve në derbi.

Roma gjen kështu fitoren e dytë radhazi brenda tre ditëve, duke shkuar përkohësisht në kuotën e 11 pikëve në renditje, ndërsa skuadra dhe trajneri Di Francesco rigjejnë qetësinë e humbur pas disa humbjeve radhazi.