Robin Krasniqi shpallet kampion bote në IBO dhe WBA

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka arritur të mposhtë me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh...

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka arritur të mposhtë me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh.

Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.

Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA përkohësisht.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.