Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 25°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4-5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C në 17°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 19°C.