Rikthehen garat në Ligën e Kombeve, Kosova dhe Maqedonia vendosin për fatin e tyre

Liga e Kombeve në futboll rikthehet me ndeshjet të cilat do të zhvillohen në pesë ditët e ardhshme

Liga e Kombeve në futboll rikthehet me ndeshjet të cilat do të zhvillohen në pesë ditët e ardhshme, përcaktuese të ekipeve që do të promovohen një rang më lartë, ekipet të cilat do të zbresin një kategori më poshtë, si dhe emrat e finalistëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i kombëtares së Shqipërisë sfidën e fundit do ta luajë me Skocinë të shtunën, ku do të kërkojë fitore për të shmangur rënien nga Liga C.

Në pozitë shumë më të favorshme është Kosova e cila në prag të ndeshjes së pestë dhe të gjashtë kundër Maltës më 17 nëntor dhe Azerbajxhanit më 20 nëntor, është ekipi i vetëm i pamposhtur me gjasa reale për të vazhduar garat, pasi mban kreun tabelar të Ligës D grupi 3.

Tashmë mbetet që të përzgjedhurit e Bernard Challandes, vet të vendosin mbi fatin e përfaqësueses, sidomos në ndeshjen e fundit të martën kundër Azerbajxhanit, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe përfaqësuesja e Maqedonisë është në pozitë të favorshme, pasi pas katër ndeshjeve të zhvilluara, mban kreun tabelar të Ligës D, grupi 4, me gjasa reale për të vazhduar garat.

Në dy sfidat e fundit, Maqedonia do të luaj kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit më 16 dhe 19 nëntor.

Ndeshjet e enjte – e shtunë:

E enjte, 15 nëntor:

Liga A

Grupi A2: Belgjika – Islanda

Grupi A4: Kroacia – Spanja

Liga B

Grupi B3: Austria – Bosnjë e Hercegovina

Liga C

Grupi C2: Greqia – Finlanda, Hungaria – Estonia

Liga D

Grupi D1: Kazakistani – Letonia, Andorra-Gjeorgjia

Grupi D2: San Marino- Moldavia, Luksemburgu- Bjellorusia

E premte, 16 nëntor:

Liga A

Grupi A1: Holanda – Franca

Liga B

Grupi B1: Sllovakia – Ukraina

Grupi B4: Uellsi – Danimarka

Liga C

Grupi C3: Qiproja greke – Bullgaria, Sllovenia – Norvegjia

Liga D

Grupi D4: Lihtenshtajni – Maqedonia, Gjibraltari- Armenia

E shtunë, 17 nëntor:

Liga A

Grupi A3: Italia – Portugalia

Liga B

Grupi B2: Turqia – Suedia

Liga C

Grupi C1: Shqipëria – Skocia

Grupi C4: Serbia – Mali i Zi, Rumania- Lituania

Liga D

Grupi D3: Azerbajxhani – Ishujt Faroe, Malta – Kosova