Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit/ Ish-kryeministri Berisha: “Shtëpia e Lirisë”, opozita e vërtetë! Isha i shqetësuar për logon sepse ishte edhe LSI, por…

Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar nje fitore të opozitës dhe mbarë shqiptarëve rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.  I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Berisha tha se 6 marsi shënoi edhe rikthimin e tij në skenën politike dhe në opozitë.

“Kjo ishte një fitore e opozitës dhe mbarë shqiptarëve. Me 6 mars afirmohet përfundimisht opozita e vërtetë në Shqipëri. Nuk ka shqiptar që nuk thotë se Shtëpia e Lirisë është opozita e vërtetë e Shqipërisë. Në këtë situatë dëshpëruese e kaotike për shqiptarët zhvillimi pozitiv ishte rezultati i 6 marsit.A kishte kjo lidhje me Berishën?Padiskutim. Ajo shënonte rikthimin e Sali Berishës si opozitar në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit ishin për opozitën një gjendje unike më e pazakonta. Opozita përballej me logon e vet të rrëmbyer nga qeveria me qëllimin ogurzi të mbajtjes gjallë të opozitës fallco por dështoi. Ato treguan se shqiptarët janë për një opozitë të vërtetë që duhet të bashkohet për të ecur drejt fitores. Isha i shqetësuar për logon, logo kishte mbështetjen që meritonte PD dhe bëra gjithçka te identifikoj veten time edhe pse aty ishte edhe LSI.Humbjen ndaj PS në zgjedhjeEdhe në këto zgjedhje edhe pse nuk u arrit fitore, u arrit një stacion i rëndësishëm për të ecur drejt fitores. Rama nga 6 marsi nuk ka qetësi, del i dridhur para kamerave.BojkotiElektorati i PD u mërzit nga logoja.U desh një punë intensive për t’u superuar ky problem.