Reshjet e shiut shkrijnë borën nisin shkarkimet nga HEC-et

Reshjet e shiut dhe rritja e temperaturave kanë shkrirë dëborën duke rritur prurjet në HEC-e. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.

Në hidrocentralin e Shkopetit raportohet se kanë nisur shkarkimet. Niveli i shkarkimeve nga HEC-i për momentin nuk paraqet rrezik përmbytjesh për zonen e Lezhës dhe Kurbinit.

Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

Hidrocentrali i Banjës shkarkon 300 m2 në sekondë 200 m2 mbi normalen. Nga reshjet e pak ditëve më parë hapja e portave të tij përmbyti mbi 20 hektarë toke bujqësore.

Edhe aksi rrugor pranë hidrocentralit ka regjistruar rrëshqitje por është i kalueshëm. Një ditë më parë banorët e fshatit Cerunje në nj administrative Funar në bashkine Elbasan kërkuan ndihmë pasi janë në rrezik 5 shtëpi nga rrëshqitjet. Mbi 70% e banoreve te këtij fshati të thellë malorë janë larguar nga aty, por problem mbetet pjesa tjetër.

Ndërkohë që edhe në ditën e sotme do të ketë reshje shiu, ndërsa në disa zona edhe shtrëngata.