Reshjet e shiut bllokojnë rrugët e Stambollit

Duket sikur situata e sapondodhur disa qytetarëve të Stambollit nuk ua ka prishur disponimin, por se ata kanë vendosur të argëtohen dhe këto momente t'i filmojnë me telefonat celularë

Një rrebesh i papritur që përfshiu sot Stambollin, ka vështirësuar në masë të madhe trafikun në qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugët janë nën ujë, ndërsa qytetarët u strehuan përkohësisht nga shiu në stacionet e autobusëve, të cilët prisnin të ndalonte shiu. Kishte edhe nga ata që hoqën këpucët dhe këmbëzbathur shëtisnin rrugëve ndërsa uji arrinte deri në gjunj.

Megjithatë, dukej sikur situata e sapondodhur, disa qytetarëve të Stambollit nuk ua ka prishur disponimin, por se ata kanë vendosur të argëtohen dhe këto momente t’i filmojnë me telefonat celularë.