Reshjet e dendura, uji mësyn në spitalin e Shkodrës

Reshjet e dendura të shiut kanë “ngatërruar” stinë, pasi kanë pushtuar vendin tonë në mes të verës, duke filluar që në orët e para të ditës së sotme.

Reshjet e dendura të shiut kanë “ngatërruar” stinë, pasi kanë pushtuar vendin tonë në mes të verës, duke filluar që në orët e para të ditës së sotme.

Në shumë qytete të vendit, dendësia e tyre ka bërë që niveli i ujit të shkojë në disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin, apo shkaktuar edhe përmbytje.

Kështu në qytetin e Shkodrës, për shkak të reshjeve të shumta, është përmbytur edhe spitali rajonal i qytetit, si dhe zona të tjera përreth.

Pamjet janë shpërndarë nga deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjete sociale.

Në video shfaqet qartësisht uji që është futur në katin e parë të spitalit dhe vërshon nëpër korridore e salla të spitalit, raporton Top Channel.

https://www.facebook.com/izmira.ulqinaku/videos/10212175450806843/

https://www.facebook.com/izmira.ulqinaku/videos/10212175450726841/

https://www.facebook.com/izmira.ulqinaku/videos/10212175451606863/

 

https://www.facebook.com/izmira.ulqinaku/videos/10212175452966897/

https://www.facebook.com/izmira.ulqinaku/videos/10212175452366882/