Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 11C në 20ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 13ºC.