Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 20ºC.
Sipas parashikimeve reshjet do të vazhdojnë edhe të martën dhe të mërkurën. Dita e enjte pritet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
Era do të fryej në drejtim Jugor- Juglindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 14ºC.