Republikani Greg Steube nxori disa lloje pistoletash gjatë një debati në Kongres mbi legjislacionin e ri për armët.
Përfaqësuesi i Floridës, i cili mori pjesë në seancën dëgjimore në Zoom, argumentoi kundër ligjeve të reja, duke thënë se disa nga armët që ai mbante do të ndaloheshin sipas legjislacionit të propozuar.
Çështja e kontrollit mbi pronësinë e armëve po debatohet edhe një herë në SHBA, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Uvalde, Teksas, duke vrarë 19 fëmijë dhe dy mësues.
Maji ka shënuar një sërë ngjarjesh të përgjakshme në Shtetet e Bashkuara ku vetëm dhjetë ditë më parë 10 persona humbën jetën dhe 3 u plagosën në Nju Jork në një akt që dyshohet se ishte një sulm kundër personave me ngjyrë.