Rehabilitimi i rrugës së Shëngjinit, lehtësohet trafiku drejt Lezhës

Me ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugës nga kthesa e Shëngjinit deri në Portin Ushtarak, do të lehtësohet trafiku drejt Shëngjinit dhe plazhit të Ranës së Hedhun, por edhe drejt Lezhës e Shkodrës.

Me ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugës nga kthesa e Shëngjinit deri në Portin Ushtarak, do të lehtësohet trafiku drejt Shëngjinit dhe plazhit të Ranës së Hedhun, por edhe drejt Lezhës e Shkodrës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Rruga tejet e amortizuar, veçanërisht segmenti nga kthesa (ish-fabrika e letrës) deri tek Arragosta dhe segmenti nga Lapidari deri tek porti Ushtarak, krijonte ngarkesa në trafik sidomos gjatë sezonit veror.

Projektet e FSHZH-së do të përmirësojnë lëvizjen në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe lidhjen funksionale me rrugën nacionale, në dy aksione paralele. Njëra nga këto ndërhyrje është rehabilitimi i rrugës ekzistuese Lezhë-Shëngjin-Port, raporton ATSH.

Këto ndërhyrje i japin zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimit me Shëngjinit.