Regjistrimi i markës mund të bëhet online në e-albania

Të gjithë ata që kanë bërë një produkt, apo zotërojnë prej vitesh një biznes me një emër tregtar dhe nuk e kanë regjistruar ende markën kanë një mundësi për ta bërë këtë procedurë online, përmes platformës e-albania.

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj cila thotë se Regjistrimi i markës kryhet në pak minuta përmes shërbimit në e-Albania: “Aplikim për regjistrim kombëtar të markës”.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13401

881 aplikime për regjistrimin e markës janë kryer gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ndërsa në platformë janë edhe 42 shërbime të tjera mbi pronësinë industriale dhe markën.

Dokumentacioni që ngarkohet nga aplikanti:

– Autorizim i përfaqësimit (kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit). Kur aplikanti është i huaj autorizimi është i detyrueshëm.

– Dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet;

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim të markës”;

– Klikoni butonin” Përdor”;

– Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin;

– DPPI verifikon përputhshmërinë ligjore të kërkesës dhe përpilon aktin administrativ përkatës;

– Pas shqyrtimit dhe nëse kërkesa është në rregull, aplikanti pajiset me dokumentin përkatës në rrugë postare. Në të kundërt refuzohet kërkesa, duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail.