Refuzohet padia e Donald Trump në Miçigan, kush është gjyqtarja që nuk lejoi ndalimin e numërimit të votave

Mediat kanë parashikues kandidatin demokrat Joe Biden si fitues në Michigan, një shtet të cilin republikani Trump e fitoi në vitin 2016.

Një gjyqtare në Miçigan refuzoi të pranonte një padi gjyqësore të ngritur nga fushata e Presidentit Donald Trump, që synonte ndalimin e numërimit të votave në këtë shtet “fushëbetejë”.

Mediat kanë parashikues kandidatin demokrat Joe Biden si fitues në Michigan, një shtet të cilin republikani Trump e fitoi në vitin 2016.

Gjyqtarja e Gjykatës së Ankimimit në Miçigan, Cynthia Stephens, e mori vendimin gjatë një seance të enjten. Ajo tha se do të publikonte një vendim me shkrim të premten.

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump thanë se e kishin ngritur padinë për të ndalur numërimin në Miçigan dhe për të patur qasje më të madhe në procesin e numërimit./voa