Reforma Zgjedhore, Rama: Mbaroi revolucioni, PD hyn në zgjedhje me kodin që deshi

Edi Rama nënvizon se tashmë me këtë hap Shqipëria nuk ka më pikëpyetje në prag të datës për hapjen e negociatave.

Kryeministri Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore përmes një postimi në Twitter.

Kreu i qeverisë shkruan se e rëndësishme tashmë është që Lulzim Basha dhe PD do të hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor që deshën.

Edi Rama nënvizon se tashmë me këtë hap Shqipëria nuk ka më pikëpyetje në prag të datës për hapjen e negociatave.

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cenon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan kryeministri. /A2News