Reforma zgjedhore, Hajdari: Po i shtrihet dora një opozite që nuk është në Kuvend

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në replikë me sekretarin e PS-së për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri anatemoi ftesën e tij për t’i shtrirë dorën opozitës për reformën zgjedhore, duke theksuar se i shtrihet dora “një opozite që nuk është këtu”.

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në replikë me sekretarin e PS-së për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri anatemoi ftesën e tij për t’i shtrirë dorën opozitës për reformën zgjedhore, duke theksuar se i shtrihet dora “një opozite që nuk është këtu”.

“Ajo që kërkoj sot nga nga ky parlament është të respektoni rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, nuk është kërkesë e madhe”, tha Hajdari.

“Po të ketë parti të vogla nuk do ishte gjë e keqe se keni ngelur këtu dhe katër njerëz drejtojnë fatet e gjithë Shqipërisë, edhe bashkë me ty që e ke shkatërruar këtë Shqipëri me HEC-e, edhe dëmtimit që i ke bërë buxhetit të shtetit me 450 milionë euro, me aferën CEZ, apo me zgjedhjet që ke vjedhur në Dibër”, tha Hajdari, raporton ATA.

“Gjithë këto akuza, unë nuk jam prokurore, por janë mbi shpatullat e tua. Dhe do të vijë një ditë, do vijë SPAK dhe do të tregojë kush je ti. Edhe nëse vjen këtu e na thua se do bëhesh kryetari i Reformës së Posaçme Zgjedhore për të larë hesapet me PD, por këtu do bëhet Kuvendi siç e do Shqipëria dhe unë për atë do luftoj”, tha ajo.

Më parë, kryetari i Komisionit të Reformës së Posaçme Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se opozita parlamentare dhe joparlamentare ka të drejtë të diskutojë dhe nëse ka propozime në lidhje me këto zgjedhje le t’i sjellin në tavolinë dhe jemi të gatshëm t’i diskutojmë.