Presidenti turk thotë se samiti Teheranit ka për qëllim të parandalojë qeverinë ekstremiste të Sirisë.
Në një intervistë në avion teksa po kthehej nga vizita zyrtare në Kirgistan, presidenti Recep Tayyip Erdogan u shpreh se një sulm në Idlib të Sirisë do ishte një masakër dhe në samitin e radhës në Teheran, në të cilin do marrin pjesë edhe drejtuesit e Iranit, Rusisë dhe Turqisë, do ketë rezultate pozitive.
“Turqia po punon me Rusinë dhe Iranin. Turqia ka 12 pozicione vrojtimi në Idlib, dhe forcat tona të sigurisë janë gjithmonë në krye të detyrës. Në Idlib ka rreth 3.5 milionë njerëz. Zoti e ruajtë,nëse kjo zonë pushtohet nga raketat, ky qytet do kthehej në një varr të madh. Në atë rast, ku do shkonin të mbijetuarit? Shumica do vinin në Turqi. Kjo do hapte një çështje të re.”, tha Erdogan.
“Samiti Teheranit do të mbahet më 7 Shtator. Ne do kujdesemi për këtë çështje me samitin e Teheranit, i cili është një vazhdim i Astanës. Shpresoj se do ja dalim të parandalojmë qeverinë ekstremiste të Sirisë në këtë shtet.”,shtoi ai./ePërditshmja