Recep Tayyip Erdoğan: Satelitin e 11-të do ta lëshojmë me “Falcon”

Në përgjigje të pyetjeve të të rinjve të hënën Presidenti Erdogan tha se deri në vitin 2039 do të lëshojnë në hapësirë satelitin e 11-të, të cilin do të dërgojnë me raketën “Falcon” të sipërmarrësit amerikan, Elon Musk.

Recep Tayyip Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të të rinjve në programin me temë “Takimi Rinor dhe Teknologjik”, në një transmetim të posaçëm përmes medias sociale.

“Në 16 vite ne kemi lëshuar në hapësirë 10 satelitë dhe deri në vitin 2039 do të dërgojmë edhe satelitin tonë të 11-të”,- u tha Erdoani të rinjve.

“Satelitët Turksat 5A dhe 5B do ti dërgojmë në vitet 2020 dhe 2021 me raketat “Falcon” të sipërmarrësit amerikan, Elon Musk. Këtë çështje e kemi biseduar edhe me atë, dhe ai e shikon si pozitive”,- sqaroi Erdoan.

Presidenti Erdoan vuri theksin edhe në prodhimin me mundësi kombëtare në Industrinë e Mbrojtjes, duke shtuar se Turqia sot i prodhon vet mjetet ajrore pa pilot (me armatim dhe pa armatim) dhe falë kësaj ka shënuar arritje të mëdha edhe në luftën e saj kundër terrorizmit.

Tani industria jonë është në gjendje të prodhojë dronët “Akıncı”, të cilët janë vazhdimi i gjeneratës së mëparshme të avionëve pa pilot, me dhe pa-armatim,- nënvizoi Erdoan dhe e vijoi kështu fjalën e tij:

“Avionët e tipit “Akıncı” do të jenë shumë më të mrekullueshëm. Avioni vet peshon deri në 4,5 ton, por ka kapacitet për një ngarkesë me armatim 1,5 ton. Gjithashtu edhe koha e qëndrimit në ajër të këtij droni do të jetë më e gjatë”.

“Me dronin “Akıncı” industria jonë e mbrojtjes sot është në një pozicion që mund të konkurrojë me botën. Sepse ky avion do të jetë një armë, që do të na bëjë neve shumë më të fuqishëm në botë dhe në fushën tonë të konkurrencës”,- tha më tej kreu i shtetit turk.

“Nga ana tjetër vazhdon me shpejtësi prodhimi i helikopterëve sulmues kombëtarë të tipit “ATAK”. Momentalisht ushtria turke është duke përdorur 34 helikopterë “ATAK”, shtoi ai.

Pasi iu përgjigje pyetjeve të të rinjve Presidenti Erdoani bashkë me të rinjtë vizitoi linjën e prodhimit dhe montimit të helikopterëve “ATAK”.

Në lidhje me automobilin vendor, Erdoani tha se me kompanitë që do ta prodhojnë atë kanë biseduar që makina vendore të jetë e pajisur me teknologjinë më të përparuar, pra që të jetë e pajisur edhe me pilot automatik dhe me bateri që karikohen me energji elektrike. Kontributi që do të japë makina vendore në Produktin e Brendshëm Bruto llogaritet të jetë minimumi 50 miliardë euro, nënvizoi Erdoan.

Për momentin vazhdojnë punimet e dizenjimit dhe si objektiv për makinën vendore dhe kombëtare ne kemi vendosur vitin 2022, një vit kur ne do të shikojmë në trafik makinat prodhim vendor dhe me mundësi kombëtare, të cilat do ti eksportojmë edhe në tregjet e huaja, përfundoi Presidenti Erdoan.