Recep Tayyip Erdoğan filloi vizitën në Zambia

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Zambia, ndalesën e dytë të turneut të tij në Afrikë.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan nmbërriti në Zambia, ndalesën e dytë të turneut të tij në Afrikë.

Presidenti Erdoan pas takimeve në Afrikën e Jugut, kaloi në Zambia ku u prit me ceremoni në aeroportin, Lusaka Kenneth Kaunde nga homologu Edgar Lungu dhe bashkëshortja e tij, Esther Lungu.

Pas prezantimit të delegacioneve dy liderët ndoqën shfaqen e valleve tradicionale vendore të performuara nga Grupi i Valle Kulturore Tiyanjane.

Më pas Erdoan vizitoi Varrezat Presidenciale, ku gjenden varret e 3 presidentëve të mëparshëm.

Ndalesa e radhës do të jetë në Pallatin Presidencial, ku Erdoan do të takohet kokë më kokë me Presidentin e Zambias dhe më pas do të zhvillohet takimi mes delegacioneve.

Pas takimeve do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme./TRT