Disa bulevardeve në nënprefekturën Afrin në Siri të spastruar nga terrori nga ana e Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane iu vunë emra të tillë si “Recep Tayyip Erdogan” dhe “Dega e Ullirit”.
Kuvendi Lokal i Afrinit ndryshoi emrin e 3 bulevardeve në qendër të nënprefekturës.
Bulevardi Demirci Kava u quajt “Dega e Ullirit”, Bulevardi Nevruz u quajt Selahhaddin Eyyubi (Sulltani i Egjiptit dhe Sirisë në periudhën e Perandorisë Osmane” dhe emri i Bulevardit të Ndërtesës së Qeverisë u zëvendësua me emrin “Recep Tayyip Erdoan”.
Në Afrinin e spastruar nga terroristët më 18 mars me operacionin e Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane vazhdojnë pa pushim punimet për përforcimin e sigurisë.
Ekipet speciale, duke mbajtur në plan të parë ndjeshmërinë e civilëve, përcakton me detektorë dhe asgjëson (në mënyrë të kontrolluar) eksplozivin e kurthuar në fusha bujqësore dhe në rrugë nga ana e organizatës terroriste, raporton TRT.
Nga ana tjetër Forcat e Armatosura Turke, krahas aktiviteteve për ndërtimin e rrugëve, pastrimin e mbetjeve inerte dhe mirëmbajtjen e mjedisit, japin edhe shërbim shëndetësor për civilët.