Realizohen me sukses 100 koronarografi në Spitalin Memorial të Fierit, Manastirliu: Një falenderim për super punën e stafit shqiptaro turk

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka treguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale se deri më tani në Spitalin Memorial të Fierit i janë realizuar me sukses 100 koronarografi.

Ministrja ka falenderuar për këtë arritje stafin e përbashkët shqiptaro-turk, që sipas saj, çdo ditë e më tepër po fuqizojnë këtë pol të ri të afrimit të kujdesit shëndetësor me standardet më të mira.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

koronarografi janë kryer me sukses në Spitalin Memorial të Fierit, me hapjen e këtij shërbimi për banorët e rajonit jugor
Super punë e stafit të përbashkët shqiptaro-turk, që çdo ditë e më tepër po fuqizojnë këtë pol të ri të ofrimit të kujdesit shëndetësor me standardet më të mira.