Fati i sfidës u vendos në sekondat e fundit të pjesës së parë nga një gabim në dalje i Ter Stegen që tentoi të ndalë një kundërsulm të Atleticos, me Carrascon që e shfrytëzoi mjaft mirë këtë moment duke e dërguar topin në rrjetën e portës që kishte mbetur bosh. Pritej një lloj reagimi nga barcelona, por kjo nuk i pa, kjo edhe falë mbrojtjes së mirë të Atleticos që nuk i la asnjë hapësirë futbollistëve të Barcelonës për të kryer manovrat e tyre.
Nuk buzëqesh shumë as Reali i Madridit, por në ndryshim nga Barcelona, Los Blancos dolën me të paktën 1 pikë nga stadiumi Ceramica pasi barazuan 1-1 me Villarrealin në një sfidë ku munguan, Benzema, Casemiro, Jovic e Sergio Ramos. Gjithsesi, skuadrës së Zidane i mjaftuan 120 sekonda për të marrë avantazhin; Carvajal jep krosim perfekt te mariano me këtë të fundit që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Villarreali bëri përpjekjet e tij por sulmet e Nëndetëses së Verdhë nuk kishin saktësi në momentet finale.
Gjithsesi në minutën e 75, Courtois shkakton 11 metërsh pas një faulli ndaj Chukweze dhe Gerard Moreno nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar 1-1 rezultatin për Villarrealin, një rezultat që nuk ndryshoi më deri në përfundim të sfidës.