Real Madrid turpërohet nga Atletico

Real humbet thellë 7 – 3 në International Champions Cup

Derbi i Madridit në International Champions Cup ishte një spektakël golash. Atletico mundi Real me rezultatin 7 – 3 në sfidën emocionuese të luajtur në New Jersey.

Edhe pse në një turne miqësor, skuadra e Simeone arriti një sukses motivues ndaj rivalit të përjetshëm. Atletico realizoi golin e parë pas 44 sekondash. Diego Costa shënoi i ndihmuar përforcimi i verës Joao Felix. Sulmuesi i ardhur nga Benfica për 120 milionë euro realizoi më pas të dytin, por lojtari i takimit ishte Costa. Braziliani i natyralizuar spanjoll shënoi 4 gola në këtë derbi.

Megjithatë Diego Costa e mbylli para kohe takimin pasi u ndëshkua me karton të kuq sëbashku me Carvajal pas një sherri që patën në fushë. Lojtarëve të Real pësuan 6 herë përpara se reagonin. Pjesa e dytë foli më shumë për Los Blancos, por pa mundur të kthejnë situatën në favorin e tyre. Kjo ndeshje tregon se presim një sezon spektakolar në Spanjë