Real Madrid merkato të çmendur, ja shifrat marramendëse

Blerja e fundit është Ferland Mendy, nga Lione, për 48 milionë euro plus 5 bonuse. Kjo marrëveshje u shtohet atyre të përmbyllura më parë me Rodrygo (45 milionë), Militao (50 mln), Jovic (60 mln) dhe Eden Hazard (100 mln), sipas shifrave të publikuara nga Marca.

Edhe pse jemi thuajse në gjysmën e Qershorit, Real Madrid ka thyer rekord në blerje lojtarësh në historinë e klubit. Pesë blerje veçanërisht të kushtueshme, duke lënë pas rekordin e shënuar në verën e vitit 2009.

Blerja e fundit është Ferland Mendy, nga Lione, për 48 milionë euro plus 5 bonuse. Kjo marrëveshje u shtohet atyre të përmbyllura më parë me Rodrygo (45 milionë), Militao (50 mln), Jovic (60 mln) dhe Eden Hazard (100 mln), sipas shifrave të publikuara nga Marca.

Totali i këtyre blerjeve është 303 milionë euro. Kjo shifër thyen rekordin e shpenzimeve në vitin 2009, me 254 euro. Në atë kohë, Real Madrid bleu Cristiano Ronaldo (96 milionë euro), Kakà (65 mln), Benzema (35 mln), Xabi Alonso (30 mln), Albiol (15 mln), Negredo (5 mln), Arbeloa dhe Granero (4 mln euro).


Megjithatë, sipas Marca, blerja e Mendy mund të mos jetë e fundit. Ndër objektivat e klubit është edhe Paul Pogba, që mund të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Real Madrid, duke qenë se Manchester United do të donte më shumë se 150 milionë euro për shitjen e mesfushorit francez.

Këto blerje duhet të shoqërohen me shitje lojtarësh me të njëjtën vlerë, mbi të gjitha për të mos detyruar hapjen e një hetimi nga ana e UEFA për Fair Play Financial (që hapet në mënyrë automatike në rastin kur një klub e mbyll merkaton me një deficit në bilancin blerje – shitje futbollistësh më shumë se 100 milionë euro) edhe pse Real Madrid nuk duhet të ketë probleme në këtë drejtim. /Monitor