Real i papërmbajtshëm, triumfon në El Clasico dhe nis arratisjen!

Real Madrid ka mundur 3-1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu” duke marrë kështu edhe kreun e kampionatit. Trajneri Çavi Hernandez dhe ekipi do të largohen kokëulur nga Madridi pasi shpresonin që kjo sfidë do ti sillte reputacionin pas dështimit në Ligën e Kampionëve. E gjithë ndeshja ishte e mbizotëruar plotësisht nga madrilenët.

valverde benzema

Reali arriti ta zhbllokonte shumë shpejt sfidën, me Benzema që shënoi golin në minutën e 12-të.

Më pas goli i dytë erdhi në minutën e 35’ nga Valvderde, i cili shënoi një super gol nga jashtë zone. Pjesa e parë u mbyll në favor të “Los Blancos”.

Barcelona arriti të gjente fundin e rrjetës dhe të shënonte golin e nderit vetëm në minutën e 83’ me Ferran Torres.

Por Reali nuk do të mjaftohej me 2 gola në shtëpi, duke shënuar edhe të tretin me Rodrigon në minutën e 93’.

“El Clasico” i 185-të shkon për Realin duke i ngjitur edhe në vendin e parë në La Liga.

REZULTATI

REAL MADRID 3-1 BARCELONA

Benzema 12′, Valverde 35′, Rodrigo (P) 90+3’/ Ferran Torres 83′