Real dhe Juve fitojnë kreun e grupeve, Manchester United kualifikohet mes drithërimash

Reali “ndërron lëkurë” në Europë, kualifikohen Juve dhe Man. United. Bayern gjen pak buzëqeshje. CSKA-ja bën “vetëvrasje” në shtëpi, Ajaksi i falet një serbi. Manchester City ndalet ndaj Lyon...

Juventusi ka arritur ta mposht Valencian me rezultat 1-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me golin e vetëm të shënuar nga Mario Mandzukic. Pjesa e parë edhe pse kishte shumë rasti nuk e solli asnjë gol.

Provuan Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Paolu Dyabala po pa suksese. Me të filluar pjesa e dytë Zonja e Vjetër shpeshtoi sulmet. Ishte minuta e 60-të kur Ronaldo asistoi bukur për Mandzukuc i cili në portën e zbrazët shënoi për 1-0.Juventusi kishte edhe raste të tjera, por që nuk u konkretizuan me Ronaldon që kishte disa tentime. Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 12 pikë dhe është lider i grupit.

Mançester Junajtid ju fal Felainit, me një gol në minutat shtesë ndaj Jang Bojsit. “Djajtë e kuq” vuajtën shumë në ndeshjen me zviceranët, aq sa u deshën sekondat e fundit të ndeshjes për të marrë një fitore që ka shije e kualifikimit. Vendi i parë duket i vështirë për t’u arritur, por skuadra e Murinjos duhet të kënaqet me avancimin më tej, pasi për pak do i kishte ndërlikuar shumë gjërat.

Real Madrid ka mposhtur 2-0 Roma-n në Olimpico duke siguruar vendin e parë të grupit G të Champions League. Pas një pjese të parë të vakët, skuadra e Solari-t mori frenat e lojës në dorë pas pushimit duke bërë një paraqitje dominuese ndaj Roma-s që i kishte dhënë shumë hapësira të rinjve pasi kishte siguruar kualifikimin. Ndeshja është e fortë dhe në shumicën e rasteve e barabartë. Real ka më shumë topin nën kontroll por nuk arrin ta shfrytëzojë për të krijuar mundësi goli kjo edhe për shkak të mbrojtjes solide të Roma-s. Mundësia e parë e mirë ishte e vendasve pas pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa Cengiz Under ka humbur një rast me portën e boshatisur në fund të pjesës së parë. Se si e ka humbur, atë e di vetëm ai.

Pas pushimit ka vetëm një ekip në fushë, dhe ai është Real Madrid. Që në minutën e 47’ Los Blancos zhbllokojnë rezultatin me Gareth Bale. Duheshin tre gabime të Roma-s brenda një aksioni që sulmuesi uellsian, deri në atë moment i padukshëm, të shënonte golin e avantazht. Goli i dha vetëbesim miqve dhe në minutën e 59’ erdhi goli i sigurisë. Ishte Lucas Vazquez ai që dyfishoi rezultatin pas pasimit me kokë të Benzema brenda zonës. Ritmi i lojës mbetet i lartë teksa Real vazhdon të dominojë ndaj një Roma që luan me shumë lojtarë të rinj pasi ka siguruar kualifikimin.

Bayern Munich ka shpartalluar Benfica-n brenda në Allianz Arena me rezultatin e thellë 5-1. Më në fund një paraqitje dinjitoze e kampionëve gjermanë të cilët më në fund janë përgjigjur në fushë pas kritikave të shumta të javëve të fundit. Bavarezët e kishin siguruar kualifikimin, por ndeshja e fundit e grupit ndaj Ajax do të vendosë se kush do të kryesojë grupin, por për momentin gjermanët janë në vend të parë me dy pikë më shumë se holandezët.

Ishte Robben ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’ me një gol tipik. Sulmuesi holandez dyfishoi rezultatin në  minutën e 30’ përpara se Lewandowski të shënonte golin e tretë me kokë gjashtë minuta më pas. Në pjesën e dytë Benfica jep një shenjë jete me golin e Fernandes, por Lewandowski dhe Ribery kanë shtuar vuajtjet e portugezëve që do të transferohen në Europa League pas ndeshjes së fundit me AEK.

Mançester Siti mori një barazim të vuajtur ndaj Lionit. Ekipi vendas doli dy herë në avantazh, por golat e Laporte dhe Agueros prishën festën e skuadrës së drejtuar nga Bruno Zhenesio. Në takimin tjetër të Grupit F. Shaktar Donetsk mundi me rezultatin 3 – 2 Hofenhajmin. Falë kësaj fitoreje, ukrainasit mund të sigurojnë biletën për më tej nëse mundën në ndeshjen ardhshme vizitorët e Lionit.

 Në Rusi, CSKA-ja e Moskës u mund nga skuadra e Viktoria Pëlzenit, e cila gjeti forcat që të përmbyste rezultatin në pjesën e dytë. Edhe pse vendasit shënuan me Vlasiç me penallti, loja foli për çekët më pas.

Në sekuencat e fundit të pjesës së parë, mysafirët humbën një 11-metërsh, por me fillimin e fraksionit të dytë Proshazka vendosi ekuilibrin. Vetëm 9 minuta para fundit ishte Hejda që shënoi golin e fitores për skuadrën e Pëlzenit. Me këtë fitore, miqtë arrijnë rusët në klasifikim, por i bëjnë nder Realit dhe Romës që kualifikohen ende pa u ndeshur dhe tani do të diskutojnë mes tyre vendin e parë. Një vetëvrasje për CSKA-në e cila shpërdoron një mundësi për të tentuar kualifikimin, aq më tepër që luante në shtëpi.

Në ndeshjen tjetër mes AEK-ut dhe Ajaksit, ishin holandezët që fituan me vështirësi 2-0, me golat që u realizuan në pjesën e dytë. kartoni i kuq i marrë nga Livaja ndyshoi rrjedhën e lojëd, pasi ekulibrat u prishën. Tadiç shënoi fillimisht me penallti në të 68-ën, ndërsa 4 minuta më vonë serbi shënoi dhe golin e dytë. Ajaksi shkon në vendin e parë dhe kualifikohet për në raundin tjetër, por bashkë me të dhe Bajerni që do të zbresë në fushë në orën 21:00 dhe do kërkojë vendin e parë. Në këtë sfidë më shumë vëmendje morën incidentet që ndodhën me tifozët, të cilët u përleshën, duke shkaktuar dhe të lënduar.