Reagimi ndaj krizës së energjisë në Europë – Pritet të ketë mbyllje të fabrikave dhe ulje të konsumit nga banorët

Rritja e vazhdueshme e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike në Europë, po dërgon sinjal të fortë tek prodhuesit që të konsiderojnë mbyllje të përkohshme të fabrikave si dhe tek pronarët e shtëpive dhe zyrave që të ruajnë energjinë këtë Dimër. Kontratat mujore të gazit në bursë janë tashmë 6 herë më të shtrenjta se sa në të njëjtën periudhë një vit më parë, ndërkohë që rajoni po has vështirësi të importojë mjaftueshëm gaz për të rimbushur inventarët e shteruar, përpara Dimrit.

Qendrat rajonale të ruajtjtes janë në 74.7% kapacitet, që është niveli më i ulët në 1 dekadë, krahasuar me mesataren 5-vjeçare përpara pandemisë në 87.4%, sipas Shoqatës së Infrastrukturës së Gazit në Europë.  Në afat-shkurtër, Europa nuk ka gjasa të importojë bindshëm më shumë gaz për shkak se prodhimi është i fiksuar dhe ekziston një mungesë botërore, që po rrit çmimet edhe në Azinë Verilindore dhe Amerikën e Veriut. Tregtarët mendojnë se ulja e konsumit do jetë e nevojshme për të parandaluar shterimin e inventarëve dhe karburantit gjatë këtij Dimri.

Kriza, në teori, mund të zgjidhet fare thjeshtë nga shtëpitë, zyrat, shkollat dhe fabrikat, duke ulur termostatët me 0.5-1 gradë celcius gjatë Dimrit, ç’ka do përkthehet në një kursim gjigant të energjisë, me ndikim minimal tek rehatia.  Në praktikë, politikanët do ngurojnë të bëjnë thirrje për reduktimin e energjisë, pasi vërteton dështim të politikave.  Qeveritë europiane po përiqen të mbrojnë konsumatorët nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, me tavane mbi çmimet, rimbursime dhe shkurtime tatimore.   Megjithatë, nëse kriza përkeqësohet dhe dimri rezulton më i ftohtë se zakonisht, thirrjet për ruajtje energjie do bëhen të pashmangshme.

Ndër masa që politikanët pritet të ekspolorjnë janë reduktimi i ndriçimt të rrugëve , mbyllje të zgjatura të ndërtesave qeveritare, zyrave dhe shkollave deri në pushimet e mesit të Dimrit.  Kursime më të mëdha do vijnë nëse prodhuesit mbyllin operacionet përkohësisht, duke rishitur energji në tregun spit, nëse kanë kontraktuar ta blejnë.  Për prodhuesit, mbylljet e përkohëshme mund të ulin kostot e energjisë dhe të rrisin çmimet e produkteve, duke mbrojtur marshet kundër rritjes së energjisë dhe gazit.   Megjitahtë, kjo pritet të përkeqsojë problemet me zinxhirin e ofertës dhe rrisë preisonet inflacioniste.