Raporti mjekësor pas vdekjes së Davide Astorit: Lojtari vuante nga në sëmundje patologjik në zemër

Vazhdojnë hetimet e prokurorisë së Firences për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës,  Davide Astori 4 marsin e kaluar në një hotel të Udines vetëm pak orë përpara sfidës së Serisë mes skuadrës vjollcë dhe Udineses.

Në ekzaminimin mjekësor-ligjor, të urdhëruar nga Prokuroria Publike e Udines dhe më pas te transferuara në Firence së bashku me aktet e tjera të hetimit, do të dalin elemente që tregojnë një patologji kardiake.

Sipas asaj që ka zbuluar së fundmi ekspertiza ligjore, ish mbrojtësi i kombëtares italiane vuante nga një sëmundje në zemër që i ka shkaktuar vdekjen e parakohshme me Astorin që pësoi një atak kardiak. Tashmë ekspertiza po studion llojin e sëmundjes dhe faktin se nëse ajo do të ishte zbuluar në kohë mund të evitohej apo jo ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit

Sipas asaj që është mësuar, hetuesit po punojnë tani për të përcaktuar nëse sëmundja mund të diagnostikohet paraprakisht dhe nëse, sapo të bëhej diagnoza, do të kishte qenë e mundur të intervenohej për të parandaluar vdekjen e lojtarit.

Mbrojtësi vdiq më 4 mars, në hotelin ku skuadra e tij ishte akomoduar në prag të ndeshjes me Udinesen.