Raporti i OKB: Rritja e popullsisë së botës do të ndalojë në vitin 2100

Ndërkohë, shteti më i populluar i botës Kina do të shohë një rënie të popullsisë me 2.2%, ose rreth 31.4 milion, rreth viteve 2019-2050.

Për shkak se viti 2100 është shumë dekada larg, “ nuk është krejtësisht e qartë, dhe kulmi i popullsisë mund të vijë edhe më herët, në një nivel më të ulët apo më të lartë,” u shpreh drejtori i Divizionit të Popullsisë në OKB.

Popullsia e botës po vjetrohet dhe po rritet në hapa të ngadaltë. Megjithatë pritet që popullsia të rritet nga 7.7 miliard aktualisht në 9.7 miliard në vitin 2050, thanë Kombet e Bashkuara.

Sipas studimit të bërë, popullsia do të arrijë kulmin prej 11 miliardë rreth fundit të shekullit.

Deri në vitin 2050, më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës do të jetë e përqendruar në vetëm nëntë shtete, India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongo, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, shteti më i populluar i botës Kina do të shohë një rënie të popullsisë me 2.2%, ose rreth 31.4 milion, rreth viteve 2019-2050.

Raporti thotë gjithashtu se vdekjet tejkalojnë lindjet e reja në Bjellorusi, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Japoni, Rusi, Serbi dhe Ukrainë, por humbja e popullsisë do të kompensohet nga hyrja e emigrantëve. /E Përditshmja