Funksioni i ri, i titulluar “Your Time On Facebook”, ndjek hapat e kompanive si Apple dhe Google duke ofruar më shumë informacion rreth asaj se si përdoruesit shpenzojnë kohën e tyre në kompjuterë dhe smartfonë.
Në formën e tanishme, funksioni do të tregojë sa kohë keni kaluar në Facebook çdo ditë gjatë javës së fundit, së bashku me kohën mesatare të shpenzuar në ditë.
Gjithashtu do t’ju ofrojë mundësi për të vendosur një limit kohor ditor, si dhe një lidhje për të menaxhuar njoftimet tuaja në Facebook.
Facebook ka konfirmuar për TechCrunch se funksioni është në zhvillim, edhe pse nuk ka deklaruar kur apo edhe nëse do të lançohet për të gjithë përdoruesit. /PCWorld