Rama zbardh detajet e 60 minutave bisedë me Merkel

"Folëm për Investimet, Shengenin rajonal dhe…"

Nëpermjet një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka biseduar para pak minutash me kancelarin gjermane Angela Merkel.

Në postimin e tij Rama shprehet se biseda me Merkelin ka zgjatuar rreth 60 minuta  dhe se ka folur në lidhje me progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE.

Postimi i Ramës:

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela🇩🇪🤝🇦🇱#FaleminderitAngela”