Rama: Valdrin Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara

0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur denoncimit të Partisë Demokratike, që akuzon kryebashkiakun e ri të Shkodrës Valdrin Pjetri se ka fshehur dënimin në Itali në vitin 2003 për trafik droge.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama thotë se përgjegjësia është individuale për këdo dhe një kosto të tillë nuk do ta mbajë as Partia Socialiste, as Kryeministrit.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual”!

Sipas shefit të qeverisë, deri sa akuzat e PD-së dhe deklaratat e Valdrin Pjetrit të provohen ligjërisht, rrugët mes Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës janë të ndara.

“I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”!

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.