Rama takim me Macron: Presidenti i Francës po përgatitet të vijë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnus, një takim me presidentin francez Emanuel Macron.

Shefi i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin social facebook një foto nga takimi, ku njofton ardhjen e presidentit francez në Shqipëri.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, shkruan Rama në facebook.