Rama takim me Macron, nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve

Pas takimit me presidentit Bajram Begaj, presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvilloi takime edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në ambientet e Kryeministrisë, Emmanuel Macron së bashku me Ramën, si edhe në praninë e ministrave dhe zyrtarëve nga kabinetet e të dy qeverive, kanë nisur firmosjen e disa marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Presidenti francez, Emanuel Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.