“Rama si Maduro”, Këlliçi: Qeveria po përpiqet të bllokojë ardhjen e protestuesve

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga ora e fillimit të protestës, një pjesë e madhe e militantëve janë grumbulluar pranë selisë së Partisë Demokratike.

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga ora e fillimit të protestës, një pjesë e madhe e militantëve janë grumbulluar pranë selisë së Partisë Demokratike.

Në ambientet e selisë blu vihet re një prezencë e madhe edhe e të rinjve demokratë, ndërsa kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi foli për mikrofonin e Top Channel, duke shpjeguar simbolikën e njërës prej pankartave.

“Me këtë pankartë duam t’u tregojmë të gjithëve se Edi Rama po qeveris në mënyrë diktatoriale, gjë që është edhe arsyeja pse qytetarët do të protestojnë sot para kryeministrisë”, deklaroi ai.

Belind Këlliçi, ashtu si zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës, nuk pranoi të japë detaje mbi planet e protestës, duke thënë se gjithçka është në dorë të qytetarëve.

“Nuk ka një plan, pasi protesta e sotme është e popullit dhe do t6ë jetë populli që do ta udhëheqë dhe vendosë për të. Dua të denoncoj tentativat e shumta të pushtetit, për të bllokuar ardhjen e protestuesve në Tiranë, duke nisur punimet në mbikalimin e Rinasit, por edhe në vende të tjera. megjithatë askush nuk mund të ndalë turmën e qytetarëve të ndershëm, të protestojë për të drejtat e tyre dhe kundër një qeverie diktatoriale”, tha Këlliçi