Rama reagon sërish për “Srebrenicën”: Parlamenti thjesht ka refuzuar të fusë në procedurë një dokument të ardhur nga Katrani, siç do…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një postim në “Twitter” për çështjen e propozimit nga opozita të një rezolute që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Rama shkruan se parlamenti nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë, por ka refuzuar të fusë në procedurë një dokument të ardhur nga “Katrani”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai thekson se do të refuzojë çdo letër prej tij.

“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij!”, shkruan Rama.

Më herët Rama shkroi se është “lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”.