Rama: OFL-ja nuk ka subjekt hetimi gjyqtarët, prokurorët apo politikanët, por personat e dënuar

Rama deklaroi se OFL-ja nuk ka subjekt hetimi gjyqtarët, prokurorët apo politikanët, por personat e dënuar nga gjykata.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Kuvend se OFL-ja (Operacioni Forca e Ligjit) ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Rama theksoi se politikanët, gjytarët dhe prokurorët do t’i hetojnë organet e drejtësisë. Ai nënvzoi se emigrantët dhe biznesmenët shqiptarë, të gjitha asetet dhe pasuritë e tyre i kanë vënë nga puna duhet t’i deklarojnë pasi ligji për amnistinë do të vijë shumë shpejt në Kuvend.

“Janë të paamnistueshme të ardhurat e gjyqtarëve, politikanëve apo prokurorëve pasi ata nuk jan¡ të dënuar. Paratë apo kategoritë e këyre personave që janë subjekt i deklarimeve nuk mund të justifikohen. OFJ-ja ka objekt të ofensivës së vet personat që e kanë kryer procesin gjyqësor, pra që janë dënuar. Ndërkohë që politikanët dhe gjyqtarët kanë deklaruar pasuritë dhe i takon institucioneve që të hetojnë. Do fillojë nga puna SPAK, siç është edhe puna e Vettingut që ka skualifikuar shumë zyrtarë. Gjytarët dhe Prokurorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë për pasuritë e tyre. OFL-ja është një operacion policor dhe nuk mund të zbatohet për politikatët dhe gjyqtarët apo prokurorët që nuk janë dënuar. Veprimtaria e OFL-së është e fokusuar tek ndarja me thikë e parave të fitura nga puna, siç është paraja e emigrantëve, apo siç është paraja e shumë sipërmarrëve këtu që nuk kanë deklaruar të ardhurat dhe nga paraja e krimit. Nuk ka asnjë tolerancë nga ana e shtetit. I ftoj të gjithë biznesmenët që të deklarojnë paratë apo astet e tyre edhe ato që kanë jashtë shtetit, të mos bëjnë shaka me këto mosdeklarimet. Shumë shprejt ligji do të vijë në Kuvend – u shpreh Rama.