Rama: Nesër prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK, do të shkatërrojë foletë e krimit

Nesër do të prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK. Lajmin e bëri publik kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.

Sipas Ramës kjo paketë ka fuqi special kundër krimit e korrupsionit. Rama bën të ditur se paketa Speciale AntiKÇK është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar dhe kjo paketë do bëjë të mundur shkatërrimin e foleve të krimit.