Rama në Mallakastër, flet për projektin e ullinjve me italianët

Atmosferës mikpritëse të mallakastriotëve, i pari socialistëve Edi Rama, i shtoi edhe një lajm të mirë, lidhur me përpunimin e ullirit në këtë zonë.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm të shkojmë nivel tjetër për grumbullimin dhe përpunimin e ullirit. Prej disa muajsh ministria bujqësisë me palën italiane …një prej tyre është Mallakastra. Italia kampione botërore e vajit të ullirit ka një problem të madh e importon 70% të lëndës bazë pasi janë të interesuar të punojnë me ne. Tjetër cilësi mjelljes dhe përpunimit të ullirit”.

Pasi tha se 14 Maj shkon përtej çështjeve lokale Edi Rama foli për koalicionin Berisha-Meta.

“Kush mendon se nuk ka kthim pas, gabon. Sa herë i është dhënë mundësia, vendi bashkia kanë bërë prapa. Gjithmonë. Sa herë na është dhënë mundësia ne vendi, bashkia bën përpara. Të na krahasosh ne me ata është sikur të krahasosh ditën me natën. Qerimi ka edhe një shalqi që është me provë në Tiranë”.

Pas Mallakastrës, rrugëtimin e gjelbër elektoral drejt 14 majit Edi Rama e vijoi në Patos.