Rama në Fier, kërcen me gratë për 8 Mars

Në Fier, qindra protestues me pankarta në duar kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në qytet.

Në Fier, qindra protestues me pankarta në duar kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në qytet.

Ata janë mbledhur përpara selisë së degës së Partisë Demokratike dhe kanë nisur marshimin drejt ambienteve ku kryeministri do të zhvillojë takimin me rastin e 8 Marsit.

Trupa të shumta policore kanë ndërprerë rrugën e protestuesve për në ambientet ku kryeminstri do të zhvillojë takimin. Pas kësaj, protestuesit janë konfrontuar me policinë.

E gjitha kjo pasi u prit me protesta në këtë qytet. Simpatizantë të Partisë Demokratike bllokuan edhe hyrjen për në qytetin e Roskovecit, ku militantë të Partisë Demokratike dogjën goma.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/310307449684878/