Rama në Durrës, premton 10 milion euro për rrjetin elektrik

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës për turin “Bashkia që duam”, ku gjatë fjalës së tij nuk munguan akuzat për rivalët politikë.

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës për turin “Bashkia që duam”, ku gjatë fjalës së tij nuk munguan akuzat për rivalët politikë.

“Para se të vinim këtu ishim në përfundimin e një investimi shumë të rëndësishëm për të gjithë zonën turistike në Gjirin e Lalzit, ku vetëm këtë vit, këtë sezon, shtretërit për turistët rriten me herë, krahasuar me 5 vite më parë”, – tha Rama.

Ai garantoi se investimi prej 10 milionë euro do të garantojë që gjithë ajo zonë të mos ketë më probleme me energjinë,shkruan Top Channel.

“Vetëm para pak ditësh u firmos një kontratë për dy hotele me 5 yje në këtë zonë”- tha Rama.