Rama mesazh për zgjedhjet në Luginën e Preshevës: Bashkimi i votës fuqizon zërin e shqiptarëve…

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Luginën e Preshevës.

Rama ka uruar për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, duke këshilluar shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë për Listën e Luginës së Bashkuar.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë🤝 Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë🇦🇱