Rama me të moshuarit mbi 80 vjeç që po vaksinohen në Durrës: Tani mund të dilni lirshëm

Të moshuarit e urojnë: “Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona”

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër procesin e vaksinimit të gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.

Teksa iu ka uruar shëndet të moshuarve, Rama theksoi se në muajin mars do të nisë vaksinimi i mësuesve, ndërsa do të vijnë 14 mijë dozat e para AstraZeneca. Ndërkohë, një i moshuar falënderoi Ramën, ndërsa i uroi atij që të merrte nga ditët e tyre. Ndërkohë që Rama reagoi duke thënë; ‘Jo, larg qoftë nga ditët tuaja’.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

Rama: Xhaxh me shëndet! Si jeni mirë? Mos luani! Tani mund të dilni rehat!

I moshuari: Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona.

Rama: Jo, larg qoftë nga ditët tuaja

Bino: Prisja të gjeja më shumë gra

Rama: Kanë frikë gratë. Ne burrat jemi më të trembur se gratë

I moshuari: Unë jam trim

Rama: Në krahasim me gruan, je më pak trim, harroje!