Rama mbledh drejtuesit politik të PS në qarqe 3 muaj para zgjedhjeve

Nga ecuria tek lista e kandidatëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur për herë të parë këtë vit 3 muaj para zgjedhjeve drejtuesit politik të PS nëpër qarqe.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se në këtë takim po diskutohet për sfidat e PS, çfarë është arrituri dhe çfarë duhet adresuar deri më 25 prill teksa tashmë zgjedhjet janë vetëm 3 muaj larg.

Hartimi i listës së kandidatëve është ndër sfidat kryesore të PS dhe pritet që takimet e shtabit të PS të jenë më të shpeshta.